AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës për një shtetas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka zbatuar Urdhërin e Prokurorit për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat datë 26.05.2023, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin N. Q., 32 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e shitjes.

Ekzekutimi i këtij Vendimi u krye pas ndalimit nga AMP më datë 25.05.2023 të punonjësit të policisë D. N., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e shitjes.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

#AMP08009090