Njoftim per shtyp!

Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA, Z. Muhamet Rrumbullaku zhvilloi më datë 09.08.2021 një takim pune me Drejtorin e Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Z. Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit, Z. Ron Hendren.

Më poshtë gjeni njoftimin për shtyp të Ambasadës së SHBA në Tiranë rreth takimit të mësipërm.

“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”.