SHÇBA operacion kundër kontrabandës së mallrave në PKK Goricë

Korçë – Nga informacionet e marra në rrugë operative, SHÇBA Korçë finalizoi operacionin “Shoqëruesit”, pasi rreth orës 17:10, ditën e djeshme, në aksin rrugor Dogana Goricë – fshati Gollomboç u bë kapja në flagrancë e shtetasit V.N. drejtues i mjetit tip “Wolsvagen Sharan”, ku pas kontrollit në mjet janë gjetur produkte të ndryshme mallrash të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë.

SHÇBA Korçë ka bërë ndalimin dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasit V. N., i dyshuar për veprën penale “Kondrabanda me mallra të tjerë”.

Gjithashtu, pas veprimeve të para hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë:

  N/komisar J. H., 39 vjeç, me detyrë punonjës policie Përgjegjës Turni në PKK Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

  P. M., 41 vjeç, me detyrë Doganier në Doganën Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pasi nga veprimet e para proceduriale të kryera në lidhje me këtë ngjarje, ka rezultuar e provuar se në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin V.N. është paraqitur në hyrje të RSH, punonjësi i policisë J.H. në bashkëpunim me punonjësin e doganës shtetasin P. M. kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë duke bërë dhe shoqërimin e mjetit deri në vendin që ai është kapur nga policia gjyqësore e SHÇBA.

Në lidhje me këtë ngjarje u referuan materialet proceduriale në gjendje të lirë për punonjësin e policisë:

– Inspektor E.Ç., 21 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Kontrollor në PKK Goricë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet u referuan për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.