Shpërndahen Çertifikatat për përfundimin e trajnimit të detyrueshëm për pranimin në AMP

Shpërndahen Çertifikatat për përfundimin e trajnimit të detyrueshëm për pranimin në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Sot, gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe Rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro kanë shpërndarë Çertifikatat për përfundimin e trajnimit të detyrueshëm për pranimin e punonjësve të rinj në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore sipas kurikulës për hetimin e krimeve të lehta dhe veprimet operacionale të AMP-së.

Në trajnimin e zhvilluar për një periudhë 3-mujore në Akademinë e Sigurisë, morën pjesë 20 punonjës të rinj që fituan konkursin për të qenë pjesë e strukturave të AMP-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse për përfundimin me sukses të këtij trajnimi, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu inkurajoi punonjësit e Agjencisë për vijimin e punës me përkushtim, integritet dhe standardet më të larta në zbatim të ligjit.

Gjithashtu, përfaqësuesi i programit ICITAP, Rick Bates ka shpërndarë për këta punonjës edhe Çertifikatën e kursit 1-javor për aftësitë e avancuara në intervistimin e të dyshuarve, kurs ky i zhvilluar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë gjatë muajit Mars.

Në përfundim të ceremonisë, punonjësit firmosën edhe kontratat individuale 1-vjeçare të punës.