20 punonjës nga SHÇBA morën pjesë sot në Seminarin e organizuar nga CIDS mbi përmirësimin e metodave të Inspektimit

Në kuadër të bashkëpunimit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale, 20 punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA morën pjesë sot më datë 22.11.2021 në një Seminar me temë “Përmirësimi i Metodave të Inspektimit nga SHÇBA, Bazuar në Praktikat më të Mira Ndërkombëtare”, organizuar nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes (CIDS) në partneritet me Ministrinë e Brendshme, në kuadër të projektit rajonal “Promovimi i Integritetit dhe Qeverisjes së Mirë në Vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Qëllimi i këtij seminari ishte njohja e pjesëmarrësve me praktikat e inspektimit të kryera nga organizata të ngjashme në demokracitë perëndimore me fokus në inspektimin e performancës.
Një tjetër qëllim i këtij Seminari ishte edhe njohja e pjesëmarrësve me dijet dhe eksperiencat e organizatave të ngjashme, të cilat do i mundësojnë SHÇBA të hartojnë manualin për inspektimet dhe menaxhimin e ankesave publike.